Kalkulimet / Bartjet Interne.
Moduli i hyrjeve/kalkulimeve është një modul shumë I fuqishëm i programit.
• Programi përkrahë dy lloje të hyrjeve: vendore dhe të jashtme.
• Gjatë procesit të regjistrimit te hyrjes, në dispozicion janë të gjitha detalet e artikullit që jeni duke regjistruar, duke përfshirë çmimin e vjetër të blerjes, çmimin e vjetër të blerjes në valutën origjinale, çmimin e tashëm të shitjes me TVSH dhe pa TVSH.
• Kostoja e blerjes së artikullit kalkulohet automatikisht duke marrë të gjitha shpenzimet parasysh (çmimin e faturuar, shpenzimet e transportit, doganës, akcizës)
• Përkrahë punën në shumë valuta dhe të gjitha këto i kthen në Euro gjatë procesit të kalkulimit. P.sh. Në qoftëse ju e merrni faturën në ndonjë valutë tjetër, artikujt në kalkulim i regjistroni në valutën origjinalë dhe programi automatikisht i kthen të gjitha vlerat në Euro.
• Programi ka edhe mundësin e Bartjeve Interne. Bartjet interne përdoren për bartjen e mallit nga një njësi (depo) në njësinë tjetër.
• Bartjet Interne mund te kryhen me ane te rrjetit (internetit, modemit apo cfare do lidhje tjeter ne mes dy shitoreve/njesive) ne "real time" apo edhe permes USB Memory, Flopy Dics (duke ekstraktuar fajllin nga njeri kompjuter/shitore dhe duke importuar ne kompjuterin/shitoren tjeter).
• Pas përfundimit të kalkulimit, programi i kryen të gjitha llogaritë e kalkulimit dhe automatikisht e kryen kontimin në kontot përkatëse