FATURIMI
Programi përkrahë dy lloje të faturimit (shitjeve), faturimin e shpejtë dhe faturimin e avansuar. Faturimi i shpejtë përdoret zakonisht në supermarkete, qendra tregëtare etj që kanë shitje voluminoze dhe nuk kanë nevojë të mbajnë kartelë të veçant për secilin blerës. Faturimi i avansuar përdoret zakonisht në ndërmarrje që kanë nevojë të mbajnë kartelat e blerësve, si p.sh. ndërmarrjet që kanë shitje me shumicë, fabrikat etj. Ndërrimi i llojit të faturimit mund të bëhet edhe gjatë vetë procesit të faturimit.
Fushatat (kampanjat)
Një modul shumë i avansuar i programit është përkrahja e fushatave të shitjes. Fushatat janë pjesë speciale e programit që përdoren për marketing të shitjeve. Fushatat punojnë kështu: P.sh. Çmimi i një tavoline është 100 Euro dhe një karrige 50 Euro. Me anë të fushatës në program, në qoftëse blerësi blen edhe tavolinën edhe karrigën, çmimi total do të jetë 120 Euro. Fushatat mund të konfigurohen edhe në stilin: ‘Paguaje një merri dy’ etj. Secila fushatë merr numrin e vet dhe gjatë shitjeve të gjitha kalkulimet kryhen automatikisht nga programi. Menagjimi i fushatave në program është shumë fleksibil që do të thotë se i përshtatet çdo lloji të marketingut të shitjeve.
Moduli i shitjeve përkrahë të gjitha llojet e lexuesve të barcode-ve.
Programi përkrahë edhe mundësinë që në të njëjtën kohë të punohet në shumë fatura. Kjo mundësi është shumë e përdorshme kur p.sh. operatori është duke e krijuar një faturë të madhe për një blerës, ndërsa ndërkohë vjen një blerësi tjetër që dëshiron të blejë vetëm një apo dy artikuj, dhe në këtë rast operatori mund të hap faturën e re për të mos lejuar blerësin e ri të pres deri sa të përfundoj fatura e madhe.
Në qoftëse kontimi automatik është konfigurar në program, atëher çdo faturim që krijohet në program kontohet automatikisht në kontot përkatëse të kontabilitetit dhe regjistrohet në libër të shitjes.