FAIL (the browser should render some flash content, not this).

ClickKON është program i punuar nga kompania ClickSoft dhe është program shumë i përshtatshëm dhe i lehtë për çdo profil të shfrytëzuesve. I tërë programi është në gjuhen shqipe, punon në ambientin e Windows-it dhe për bazë të shënimeve përdorë Microsoft SQL Server 2000. Është i punuar në gjuhën më të avancuar programuese .NET. ClickKON është zgjedhje ideale për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha të cilat kanë nevojë për një sistem komplet për udhëheqjen e suksesheme të afarizmit. Disa nga perparsitë që ClickKon ka, janë:

 

  1. Puna në rrjet – është I disejnuar që të punojë në rrjet lokal dhe të gjërë (ndërrmjet lokacioneve të ndryshme gjeografike)
  2. Menaxhimi i barkodeve – mundëson që një artikull të ketë më shume se një barkod. Pra artikulli mund të ketë numër të pakufizuar barkodesh.
  3. Menaxhimi i fushatave (Kampanjave)Fushatat janë strategji të shitjes ku për qëllim  kanë shitjen e artikujve të caktuar. Me anë të fushatave caktohen artikujt, cmimet dhe kushtet që do të futen në fushatë.
  4. Siguria - Secili operatorë i programit ka emrin e shfrytëzuesit dhe fjalëkalimin e vet për qasje në sistem. Personat e autorizuar atyre mund të ua caktojnë në menyrë të detalizur se në cilat pjesë të programit  operatori mund të ketë qasje.
  5. Shitja – Mundëson shitjen e artikujve në mënyre shumë të thjeshtë dhe të shpejtë. Ofron mundesinë e hapjes së disa faturave në vetem një pikë të shitjes, Profaturat, Fletërezervimet (përdoren për rezervimin e artikujve për ndonjë blerës) etj. Poashtu, përkrahe edhe mundesinë e anëtarësimeve (blerësit mund të bëhen anetarë dhe ne bazë të anëtarësisë të kenë lirim të caktuar).
  6. Hyrjet – Gjatë regjistrimit të hyrjes, në dispozion janë të gjitha detalet e artikullit që jeni duke e regjistruar (çmimi I vjetër I blerjes, çmimin e tanishëm të shitjes me TVSH dhe pa TVSH etj). Përkrahë punën në shumë valuta. Ka mundesinë edhe të bartjeve interne (bartjen e mallit nga një depo/lokal në depon/lokalin tjetër). Pas përfundimit të hyrjeve programi kryen të gjitha llogaritë dhe automatikisht e kryen kontimin ne kontot përkatëse.
  7. Raportet – Në program janë mbi 30 raporte të ndryshme që ju ndihmojnë shumë ne sjelljen e vendimeve kruciale për afarzmin tuaj. Artikujt nën sasine minimale (që ju mundëson te krijoni porosi të re në mënyre automatike), Protokoli I shitjeve, Gjendja në depo, Raportet e kalkulimeve, Raportet financiare, Raportet e veçanta për çdo blerës dhe furnitor dhe shumë raporte të tjera.
  8. Financat – ClickKON është punuar në përputhshmëri me ligjet e aplikushme në Kosovë për kontabilitet. Pjesa më e madhe e kontabilitetit kryhet në menyrë automatike me rastin e faturimit, hyrjeve dhe me disa transakcione tjera. Programi pamundëson gabimin në përpunimin e ndonjë urëdhërese financiare, operatori ka mundësi që të punojë në të njejtën kohë në më shumë urdhëresa financiare etj. Gjeneron Librin e shitjeve, blerjeve, raporte të ndryshme të kontabilitetit, raportet e financave etj.

 

Mbani në mend

  • ● Asnjë program tjetër që është i gatshëm në treg nuk do të përshtatet 100 % me punën e ndërrmarjes suaj ashtu sikurse ClickKON. Ne e modifikojmë programin sipas kërkesave të juaja specifike.
  • ● Çfarëdo ndryshimi që pëson biznesi juaj, apo mënyra e organizimit të biznesit tuaj, do të reflektohet në program pa asnjë vonesë.
  • ● Stabiliteti. Programi është jashtëzakonisht stabil gjë që është vërtetuar edhe nga instalimet e shumta në ndërrmarje të ndryshme.
● ClickSoft vazhdimisht punon në rritjen dhe përmirësimin e softwerit që e ofron. Me këtë ju do të keni të garantuar që softweri që e përdorni gjithmonë do të jetë në përputhshmëri me teknologjitë më të reja. Softweri i juaj do t’i përkrahe të gjitha sistemet operative të së ardhmes (duke filluar nga Windows Vista) dhe jugjithmonë do të jeni në një hap me teknologjinë.