FAIL (the browser should render some flash content, not this).

Sistem komplet për bastore sportive

 

Programi ClickBast është i punuar duke përdor teknologjitë më të reja nga produktet e Microsoft-it dhe për bazë të shënimeve përdor MS SQL Server 2000/2005, baza më e shpejtë dhe e sigurtë e ruajtjes së shënimeve.

 Njëra ndër vetitë kryesore të programit është thjeshtësia dhe lehtësia e përdorimit të tij.

 Programi që nga fillimi është disajnuar të punojë në rrjetë dhe këtë gjë e bën në mënyrë të përkryer.  Mund të instalohet në numër të pakufizuar të kompjuterëve.  Programi poashtu përkrahë edhe mundësinë e kontrollit të pikave të shitjes, prej shtëpisë apo zyres tuaj, qofshin ato edhe qindra kilometra larg.

 Programi përkrahë opcione të shumta për punën komfore të një bastore sportive.  Është i instaluar dhe përdoret në numër të madh të bastoreve sportive.

 Disa nga karakteristikat e programit janë:

 

Tiketa

 

Përkrahë 55 lloje të tipave (prognozave) për një ndeshje.

Përkrahë lojën me sisteme dhe lojën me dyshej dhe treshej.

Përkrahë kombinime të sistemeve për një tiketë, psh: në një tiketë me 9 ndeshje mund të luhen grupet e sistemeve: 3/4; 2/3; dhe 1/2.  Poashtu tiketa përmbanë edhe mundësinë e kombinimeve të sistemeve me dyshej dhe treshej.

Programi automatikisht llogaritë të gjitha parametrat e tiketës: Fitimi maximal, fitimi minimal, numri i kombinacioneve etj.

 

Rezultatet

 

Programi përkrahë mundësinë e regjistrimit të rezultateve në dy mënyra.  Mënyra më atraktive dhe më e lehtë është përmes Internet Explorer-it.  Pas regjistrimit të rezultateve programi automatikisht bënë përpunimin e rezultateve duke caktuar të gjitha tiketat fituese, jofituese dhe ato në pritje (shih: Përcjellja e tiketave.)

 Në rast se bastorja ka disa pika të shitjes, apo disa kompjutera në një pikë të shitjes, rezultatet regjistrohen vetëm një herë dhe pastaj automatikisht mund të dërgohen përmes internetit apo lidhjeve telefonike.

 

Siguria

 

Gjatë punimit të programit është kushtuar rëndësi e vaçantë sigurisë së programit.  Pronari i bastores ka mundësinë që secilit punëtorë (operatorë) t’i caktojë të drejta të kufizuara në program, gjë që mundëson mbrojtje totale nga keqpërdorimet.

 

Përcjellja e tiketave

 

Ky modul i programit përdoret për përcjelljen e të gjitha tiketave që janë luajtur në xhiro.  Tiketat mund të përcillen në disa mënyra:

-         Lista e tiketave fituese

-         Lista e tiketave jofituese

-         Lista e tiketave në pritje

-         Lista e tiketave sipas përqindjes së lojrave të qëlluara

-         Lista e tiketave Single

-         Fitimi total, humbjet totale, etj

Pronari i bastores është në gjendje që në çdo moment gjatë xhiros të kalkuloj dhe përcjellë rrezikun.

 

Analiza e tiketave

 

Ky modul i programit është i një rëndësie të veçantë për pronarin e bastores sportive.  Këtu bëhen të gjitha analizat e ndeshjeve të luajtuara dhe prognozat për çdo ndeshje.  Me analizën e tiketave/ndeshjeve pronari është në çdo moment i njoftuar për secilën ndeshje, cilat prognoza janë luajtur në ato ndeshje, dhe sa tiketa do të dështojnë/fitojnë me përfundimin e ndeshjes së zgjedhur.  Moduli është i punuar në atë mënyrë që me gati aspak intervenim nga shfrytëzuesi të gjitha shënimet shihen në një dritare të vetme.

 

Ndeshjet/Koeficientat

 

Programi përkrahë edhe ndryshimin e secilit detal te secilës ndeshje në listë.  Ju do të keni mundësi që të ndryshoni koeficientat, kohën, emërtimin etj të secilës ndeshje.

Njëra ndër vetitë e këtij programi, që e veçon nga të gjitha programet tjera të konkurencës, është mundësia e krijimit të listës (biltenave) direkt nga programi.  Në këtë mënyrë, në qoftëse vendosni të ndryshoni koeficientat për një apo shumë ndeshje, ju këto ndryshime do t’i bëni vetëm në program dhe nuk do të keni nevojë që t’i bëni edhe në listë (bilten) sepse programi automatikisht krijon listën pas ndryshimit të koeficientave.  Kjo veti e programit ju kursen shumë kohë dhe ju mundëson që ju t’i keni të gjitha gjërat gati shumë më përpara se konkurenca juaj.

 

Arka

 

Programi automatikisht regjistron të gjitha hyrjet/daljet dhe ato kategorizohen sipas punëtoreve të regjistruar në program.  Pronari ka mundësinë e shikimit të raporteve të ndryshme për hyrjet/daljet e gjithëmbarshme apo për secilin punëtorë veçmas.

 

Administrimi

 

Moduli i administrimit mundëson administrimin komplet të programit.  Shih foton për të gjitha detalet e adminstrimit.

 

Importimi

 

Importimi i xhiros së re në program është i bërë që të funksionoj në mënyrë automatike.  Gjatë importimit shfrytëzuesi ka mundësinë e eliminimit të ligave që nuk dëshiron t’i importoj në program.

 

Shtypja e tiketës

 

Programi përkrahë tri lloje të përdorimit të tastaturës gjatë shtypjes së tiketës.  Ju do të keni mundësi që të zgjidhni llojin që më së shumti ju përshtatet dhe për të tri llojet gjatë shtypjes së tiketës do të keni në dispozicion listën e të gjitha tipave (prognozave) t’iu mundësoj punë sa më të shpejt.

 

Mё shumё rreth programit